VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu fitore të rëndësishme ndaj Studentit në kryeqytet!
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Fitorja e Skënderbeut në transfertë ndaj Studentit!
Ekipi i volejbollit të meshkujve Skënderbeu arriti sot një fitore të madhe në transfertë ndaj Studentit me rezultatin 2–3, në një ndeshje dramatike të vlefshme për kampionatin kombëtar.
Pas një përballjeje plot emocione dhe rivalitet, djemtë tanë treguan karakter, forcë dhe vendosmëri, duke përmbysur rezultatin dhe marrë një fitore shumë të rëndësishme jashtë fushe.
Falë shpirtit të skuadrës dhe mbështetjes së stafit teknik, Skënderbeu konfirmon formën e mirë dhe objektivat ambicioze për këtë sezon.
Rezultati përfundimtar:
Studenti – Skënderbeu 2-3
(25–22, 20–25, 25–23, 31-33, 12–15)
Urime lojtarëve dhe trajnerit për paraqitjen e shkëlqyer!
“KORÇA BOOM”
