top of page

Volejbolli në Korçë/ Një rrugëtim 55-vjeçar drejt kujtimit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18
  • 1 min read

Vitet mund të kalojnë shpejt, por kur pas vetes lë një histori të lavdishme, ajo vetëm rritet në vlerë. Kështu ka ndodhur me ekipin e volejbollit të Skënderbeut dhe lojtarët e tij të paharruar.


Në këtë fotografi është fiksuar një moment i artë nga vitet 1970 - pra, plot 55 vjet më parë. Një kohë e largët, por jo e harruar. Sepse emrat e këtyre sportistëve jetojnë ende sot, jo vetëm në statistika apo arkiva, por në kujtesën dhe respektin e gjithë atyre që i panë, i duartrokitën dhe u frymëzuan prej tyre.


Këta ishin kampionët që mbajtën gjallë frymën sportive të një qyteti të tërë:

Kiko Krëku, Thoma Spaho, Gjergji Kotelli, Dhimitraq Sterjo, Petrika Suxho, Piro Demiri, Mishel Terezi, Piro Prifti, Aleko Kondili, Thoma Gjylameti.


Emra që mbeten si një gur themeli në historinë e volejbollit korçar. Ata rikthehen sot në kujtesën tonë, si atëherë kur shumë prej nesh ishim fëmijë - me të njëjtin emocion dhe krenari.

 “KORÇA BOOM”

ree

bottom of page