top of page

VOTAT përfundimtare të PS-së/ Kandidatët në qarkun e Korçës, plus Diasporë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 21
  • 1 min read

Tashmë me mbylljen e procesit zgjedhor të 11 majit, në Korçë bëhet bilanci i partisë dhe kandidatëve. Sot po sjellim votat në total që morën të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste, votat e qarkut të Korçës, plus votat e Diasporës.


I pari tashmë dihet në Partinë Socialiste për qarkun juglindor ka dalë Ilir Pëndavinji, që në total numëron 12.607 vota, më shumë se të gjithë të tjerët. Në vendin e dytë me mbi 10 mijë vota dhe më konkretisht me 11.232 vota renditet Bledi Çomo. Në vend të tretë, por që nuk mundi të futej në parlament është Arian Jaupllari me 8461 vota.


Pas Jaupllarit vijnë tre femrat e PS-së, ku vetëm njëra siguroi të futej në parlament dhe ajo është Besa Spaho që në total numëroi 7957 vota. Enslemvera Zake dhe Vijola Rota, janë në renditjen e mëtejshme, ndërkohë që i fundit nga kandidatët e Partisë Socialiste u rendit Vasil Sterjovski me 676 vota në total.

 

Kandidatët sipas renditjes së votave të qarkut dhe Diasporës:

Ilirian Pendavinji    12.607 vota

Bledi Çomo               11.232 vota

Arian Jaupllari             8461 vota

Besa Spaho                 7957 vota

Enslemvera Zake        7361 vota

Vinjola Rota                5627 vota

Gëzim Gora                 3195 vota

Eridjon Rustemi          3172 vota

Alfons Olldashi            1683 vota

Vasil Sterjovski              676 vota


“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page