top of page

Vr*sje në Athinë: Shqiptari qëllohet për vd*kje në Agios Panteleimonas

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku një shtetas shqiptar, rreth 35 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri.


Trupi i pajetë i viktimës u gjet në rrugën “Michael Voda”, ndërsa sipas raportimeve paraprake të policisë greke, ai kishte një plagë fatale në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.


Pranë trupit u gjet edhe një kavanoz qelqi, që sipas burimeve hetimore mund të jetë i lidhur me trafikimin ose përdorimin e lëndëve narkotike. Dyshimet e para të autoriteteve greke janë se vrasja mund të ketë lidhje me larje hesapesh për shkak të aktiviteteve të paligjshme.


Policia ka nisur hetimet dhe po analizohen kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm.

“KORÇA BOOM”


bottom of page