VRANËSIRA E DIELL/ Njihuni me “surprizat” e motit për këtë të shtunë. Ja si luhaten temperaturat
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente që nga orët e para të 24-orëshit, ndërsa në veri dhe qendër priten reshje shiu me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiu priten të jenë prezente në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa pas orëve të pasdites reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
“KORÇA BOOM”
















