top of page

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet një i ri i dyshuar për krimin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 28, 2025
  • 1 min read

Policia ka shoqëruar një djalë të ri si të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teco në Pogradec. Mësohet se i riu është dërguar në vendngjarje për ndërtimin e skemës së krimit. Ndërkohë në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori i ka prerë fytin 52-vjeçares.


Ndërkaq policia ka gjetur edhe një palë rroba në kazanët e mbeturinave, të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit.


Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe fillimisht u raportuar se Teco humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesë.


“KORÇA BOOM”


bottom of page