Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Dëshmon autori: Ja pse qëllova në sallën e gjyqit
- Korca Boom
- Oct 6
- 1 min read
Zbardhen detaje nga dëshmia e parë e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Mësohet se autori i identifikuar si Elvis Shkëmbi, 30-vjeç, ka dhënë deklarimet e para pas vrasjes në Komisariatin Numër 1 në kryeqytet.
Autori është shprehur se ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit sepse po humbiste gjyqin.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”,-ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, autori ka qëlluar edhe në drejtim të dy personave të tjerë të pranishëm në sallë, të cilët kanë mbetur të plagosur.
“KORÇA BOOM”



















