top of page

Vëlla e motër gjetën të pajetë, ekspertiza mjeko-ligjore përcakton shkaqet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Greqi, ku vëlla e motër janë gjetur të pajetë në banesën e tyre. Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç.


Hetimet paraprake po përqendrohen në pistën e një aksidenti, ku dyshohet se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga asfiksia prej tymit të një sobe që ata përdornin për ngrohje. Megjithatë, kjo mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.


Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën për kryerjen e veprimeve hetimore. Trupat e pajetë janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.


Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

"KORCA BOOM"


bottom of page