top of page

Xhaxhai akuzohet se ka kryer marrëdhënie me forcë me mbesën e tij 22 vjeçe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 23, 2025
  • 1 min read

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht në Elbasan pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij pa dëshirën e saj.


Ngjarjen e ka denoncuar vetë 22-vjeçarja në polici, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.


NJOFTIMI I POLICISË:


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj.


Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page