top of page

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti te “Dritat e Verdha”/ 3 të lënduar, një në gjendje më të rëndë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 27, 2025
  • 1 min read

Janë zbardhur më shumë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur sot në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.


Si pasojë e përplasjes, janë lënduar tre persona, të gjithë meshkuj. Dy prej tyre ndodhen në spitalin e qytetit dhe po marrin ndihmën mjekësore për dëmtime të lehta. Gjendja e tyre raportohet të jetë e mirë dhe jashtë rrezikut.


Ndërkohë, personi i tretë, një burrë rreth 50 vjeç, ka pësuar dëmtime më serioze. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page