top of page

Zbardhet plagosja me armë zjarri, shkaku i përplasjes një vajzë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Një vajzë dyshohet se ka qenë shkaku i përplasjes mes disa të rinjve në Shijak, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi Denis Çumani. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Çumani kishte ngacmuar një vajzë, e cila ishte në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra.


Në momentin që Dorian Ferra ndodhej në një lokal së bashku me vajzën, kjo e fundit po merrte vazhdimisht mesazhe nga Denis Çumani, të cilat ajo i fshinte për të shmangur konfliktin.


Pas këmbënguljes së Ferrës për të mësuar se kush po i shkruante të dashurës së tij, ai u informua mbi identitetin e personit.


Më pas, Dorian Ferra, së bashku me kushëririn e tij, shtetasin Indrit Ferra, janë drejtuar drejt banesës së Denis Çumanit, ku e kanë dhunuar atë me grushte dhe shkelma.


Sipas hetimeve, ata i kanë vendosur edhe pistoletën në kokë dhe më pas në brinjë, duke e qëlluar një herë dhe duke e lënë të plagosur.


Fillimisht, i dëmtuari është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ndërkohë, dy kushërinjtë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page