top of page

Zbulimi që trondit futbollin botëror, FIFA me probleme serioze në siguri

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ekspert i sigurisë kibernetike ka zbuluar një të metë serioze në platformat e brendshme të FIFA, e cila mund të lejonte qasje të paautorizuar në sisteme të ndjeshme, përfshirë menaxhimin e transmetimeve të ndeshjeve dhe të dhëna konfidenciale.


Zbulimi vjen në një moment kur Kupa e Botës më e madhe deri më sot po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke rritur shqetësimet për sigurinë digjitale të organizatës më të lartë të futbollit botëror.


Sipas raportimeve, studiuesi i sigurisë dhe hakeri etik i njohur me nofkën “BobDaHacker” ka identifikuar një dobësi kritike në infrastrukturën digjitale të FIFA-s. Kjo dobësi lidhet me një portal publik për regjistrimin e agjentëve të futbollit, përmes të cilit mund të arrihej akses në sistemin Microsoft Entra të organizatës.


Ky sistem shërben si një qendër integruese për një numër platformash të brendshme të FIFA-s, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e mbrojtjes së të dhënave dhe kontrollin e aksesit.


Autoritetet dhe ekipet teknike pritet të ndërhyjnë për të adresuar problemin dhe për të forcuar masat e sigurisë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për keqpërdorim të të dhënave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page