top of page

Zhduken tre alpinistë, tornado rrëzon kontejnerë në port

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 15, 2025
  • 1 min read

Në Xhenova, moti i keq po shkakton probleme serioze dhe dëme materiale. Tre alpinistë të rinj rezultojnë të zhdukur në zonën Piani di Praglia, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e kërkimit vijojnë operacionet në një terren të vështirë dhe të largët. Rrethanat e zhdukjes së tyre ende nuk janë të qarta.


Më herët, një tornado goditi zonën pranë portit të Xhenovës, duke rrëzuar disa kontejnerë, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.


Liguria është rajoni i vetëm me alarm të verdhë për mot të keq sot, ndërsa nesër pritet alarm portokalli, që sinjalizon përkeqësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike.

"KORCA BOOM"


bottom of page