top of page

Zjarr apokaliptik në “5 Maj”, mbi 50 biznese shkrumb e hi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Këto pamje tregojnë atë që ka mbetur pas zjarrit të përmasave apokaliptike që përfshiu tregun pranë ish-uzinës Dinamo, në rrugën “5 Maji” në Tiranë.


Zjarri nisi në një magazinë dhe flakët u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë dhjetëra biznese, ndërsa malli i tyre u shkrumbua plotësisht.


Sipas të dhënave paraprake, janë djegur më shumë se 50 subjekte tregtare, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.


Forcat zjarrfikëse ndërhynë për disa orë me radhë për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.


Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page