Zjarr dhe vd*kje në aksidentin rrugor në Greqi, tre shqiptarë humbasin jetën
- Korca Boom
- Aug 18, 2025
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mesditën e së hënës, më 18 gusht, në Greqi, ku një kamion përplasi dy automjete të tjera, duke shkaktuar tre viktima dhe një të plagosur nga komuniteti shqiptar.
Sipas raportimeve të mediave greke, kamioni goditi fillimisht një makinë të ndalur para tij, e cila përfundoi në flakë. Brenda automjetit ndodheshin katër shtetas shqiptarë me banim në Athinë, dy burra 59 dhe 61 vjeç, një grua 57 vjeçe dhe një grua 49 vjeçe. Tre prej tyre, dy burrat dhe gruaja 57-vjeçare – humbën jetën si pasojë e djegieve, ndërsa 49-vjeçarja arriti të dalë vetë nga makina.
Në automjetin tjetër ndodheshin katër shtetas grekë, gjithashtu banues në Athinë: shoferi 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, 4 dhe 5 vjeç.
Ata pësuan vetëm lëndime të lehta dhe u transportuan në spitalin e Komotinës për trajtim.
“KORÇA BOOM”



















