Zjarr në Vërnik të Devollit/ Digjet 1 stallë, vatra në afërsi të banesave
- Korca Boom
- Aug 11, 2025
- 1 min read
Një zjarr përfshiu sot një sipërfaqe në fshatin Vërnik të Devollit.
Sipas informacioneve, nga zjarri u dogj një stallë ndërsa fatmirësisht u shpëtuan 6 të tjera, shkolla e fshatit dhe banesat afër vatrës.
Në vendngjarje shkuan menjëherë 3 mjete zjarrfikëse me 10 forca, ndërsa ka mbërritur edhe policia për të bërë zbardhjen e rrethanave./CNA
“KORÇA BOOM”



















