top of page

Zjarri në Parkun e Gërmenjës/ Vijon aktive vatra

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18, 2025
  • 1 min read

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjës.


Sipas të dhënave ka një përhapje të zjarrit poshtë piramidës 15 në thellësi të territorit të vendit tonë. Por nuk ka përhapje të re të zjarrit në drejtim të rezervatit Gërmenj-Shelegur.


Për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 60 forca nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, janë afër perimetrit të prekur, për të punuar për parandalimin e depërtimit të mëtejshëm në masivin pyjor të zonës së mbrojtur.


Nga parashikimi i motit, duket se mund të kete reshje shiu në zonë rreth mesditës, duke shpresuar se do të ndihmojë në neutralizimin e flakëve./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page