Zjarri përfshin pallatin gjatë natës, 72-vjeçari gjendet pa jetë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të një banese në rrethana ende të paqarta dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një i moshuar 72-vjeçar me inicialet Th. Ll., i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikëses dhe ambulancat, të cilat u angazhuan për shuarjen e flakëve dhe për menaxhimin e situatës.
Policia bëri të ditur se rreth orës 21:20 zjarri ra në katin e parë të banesës së 72-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e saj.
"KORCA BOOM"
















