top of page

ZYRTARE/ SKËNDERBEU starton superligën 2026-2027. Ja kur luhet Vllaznia-Skënderbeu, orari dhe data. Ja çiftet e tjera!

  • Aug 14
  • 1 min read

Vetëm një javë ndan nga starti i sezonit në Abissnet Superiore, me ndeshjet e javës së parë që tashmë kanë një axhendë të paracaktuar nga FSHF.


Sipas planit të FSHF, kampionati nis të premten, 21 gusht, kur në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të jetë Vllaznia ajo që do të presë Skënderbeun dhe ceremoninë e hapjes së aktivitetit.


Kampionati më pas vazhdon të shtunën me dy ndeshje të programuara në mesin e vapës, pasi Laçi-Elbasani dhe Partizani-Teuta do të luhen në orën 16:00, që nuk është më e përshtatshmja në këtë peridhë të vitit.


Ndeshjet e javës së parë përfundojnë të dielën, me sfidën Dinamo-Vora që do të luhet në orën 18:30 e më pas me Egnatia-Tirana që mbyll javën në orën 21:00.


JAVA 1


E premte, 21/08

Vllaznia-Skënderbeu ora 21:00


E shtunë, 22/08

Partizani-Teuta ora 16:00

Laçi-Elbasani ora 16:00


E diel, 23/08

Dinamo-Vora ora 18:30

Egnatia-Tirana ora 21:00

“KORÇA BOOM”


bottom of page