Zyrtare: Dean Liço mbyll kontratën, ofertat nga Superliga turke vërshojnë!
- 7 hours ago
- 1 min read
Tashmë merkatoja ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe interesimet për lojtarët nuk mungojnë. Një prej emrave më të përfolur në këto momente është talenti korçar Dean Liço.
Mesfushori ka mbyllur kontratën me klubin ku aktivizohej në Turqi, pavarësisht se kishte edhe një vit të mbetur. Shkak janë bërë problemet financiare dhe vonesat në pagesa, çka e detyruan lojtarin të ndjekë edhe rrugë ligjore për të zgjidhur situatën.
Në përfundim, Liço ka arritur të sigurojë pagesat e prapambetura dhe njëkohësisht statusin e lojtarit të lirë.
Sipas burimeve të sigurta, për Liçon kanë mbërritur menjëherë oferta nga ekipe të rëndësishme të kategorisë ku ai luante, por edhe nga klube të Superliga Turke.
Aktualisht, futbollisti është në qendër të merkatos në Turqi, ndërsa së bashku me menaxherin e tij po shqyrton me kujdes çdo ofertë. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se shumë shpejt pritet të hedhë firmën me një tjetër klub, sërish në Turqi.
Kujtojmë se Dean Liço është shpallur futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, çka ka rritur ndjeshëm interesin ndaj tij në këtë merkato.
“KORÇA BOOM”
















