top of page

Zyrtare: Orges Shehi merr drejtimin e FC Prishtinës

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Pas largimit nga Tirana, Orges Shehi është zyrtarizuar si trajneri i ri i FC Prishtinës. Klubi dardan dhe tekniku i njohur shqiptar kanë arritur marrëveshje dhe tashmë bashkëpunimi është bërë zyrtar.


FC Prishtina ka njoftuar se ka firmosur me Shehin, i cili do të drejtojë skuadrën nga sezoni i ardhshëm.


“FC Prishtina njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Orges Shehi, i cili do ta drejtojë ekipin tonë nga sezoni i ardhshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.


Shehi vjen në kryeqytetin dardan me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar dhe rajonal, duke drejtuar më parë skuadra si Skënderbeu, Kukësi, Partizani, Ballkani dhe Tirana.


Gjatë periudhës së tij te Tirana, ai ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë, ndërsa me Skënderbeun ka triumfuar në Superkupën e Shqipërisë. Për sukseset e tij, Shehi është vlerësuar dy herë si “Trajneri i Vitit” në Shqipëri, në vitet 2022 dhe 2023.


Përveç karrierës si trajner, Orges Shehi ka pasur edhe një karrierë të suksesshme si portier, duke u konsideruar një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page