top of page

Çifti në Korçë përfundon në spital pas natës së parë të martesës

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një çift i ri nga Korça ka përfunduar në spital vetëm pak kohë pas natës së parë të martesës, duke shkaktuar habi te mjekët.

Sipas raportimeve në emisionin “Aldo Morning Show”, çifti kishte marrë një shtëpi me qira dhe kishte vendosur të provonte stimulantë.

Raportohet se ata kanë konsumuar hashash, por jo në formën e zakonshme përmes cigares. Substanca është përdorur me pikatore, duke u hedhur poshtë gjuhës. Fillimisht djali ia ka dhënë partneres së tij, e cila pas pak kohe ka filluar të shfaqë reagime dhe të flasë pa kontroll.

Më pas substancën e ka konsumuar edhe vetë djali. Vetëm pak kohë pas përdorimit, të dy kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja është raportuar nga gazetarët e TV Klan, ndërsa gjendja e çiftit mësohet se është stabilizuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page