top of page

1 vit pa Dhionis Robert Kotmilo, një nga figurat e dashura të qytetit të Korçës

  • Apr 2
  • 1 min read

Para një viti ndërroi jetë Dhionis Robert Kotmilo, një nga figurat e dashura të qytetit të Korçës, i cili la gjurmë të thella në jetën publike dhe në drejtimin e bashkisë në një nga periudhat më të vështira të vendit.


Gjatë viteve 1996–2000, Berti shërbeu si kryetar i Bashkisë së Korçës, duke përballuar me përgjegjësi dhe përkushtim sfidat e mëdha të kohës. Ishte një periudhë e trazuar për Shqipërinë, revolucioni i vitit 1997 dhe më pas lufta e Kosovës.


Me një angazhim të hershëm në proceset demokratike, ai u bë fillimisht kryetar i Këshillit Bashkiak dhe më pas mori drejtimin e bashkisë si përfaqësues i Partisë Demokratike.


Përvoja e tij si drejtues dhe përkushtimi ndaj qytetit u reflektuan në mënyrën se si ai menaxhoi një periudhë krize dhe pasigurie.


Sot, një vit pas ndarjes së tij Bertit nga jeta, kujtojmë kontributin, sakrificat dhe përkushtimin e tij qytetar. Kujtimi dhe vepra e tij mbeten pjesë e historisë së Korçës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page