top of page

"10 celularë, alkool dhe dr*gë"/ Kontrollet 'fundosin' të dënuarin në burg

  • 55 minutes ago
  • 1 min read

Vijojnë kontrollet në burgun e Fierit, me qëllim forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara në ambientet e brendshme të institucionit.


Sipas informacionit zyrtar, kontrollet janë ushtruar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, bazuar në të dhëna operative për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë.


Gjatë kontrolleve në ambientet pranë Godinës “A”, janë konstatuar dhe sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues, si dhe disa bidona me përmbajtje të dyshuar alkoolike.


Gjithashtu, në dy pika të ndryshme është gjetur edhe lëndë e dyshuar narkotike.


Autoritetet kanë përgatitur dokumentacionin përkatës dhe kanë njoftuar Agjencinë e Mbikëqyrjes për vijimin e procedurave ligjore.


Ndërkohë, gjatë një kontrolli të brendshëm, një i dënuar është konstatuar me pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në veshje gjatë skanimit, dhe është shoqëruar në veçim. Rasti po hetohet nga strukturat përkatëse./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page