top of page

14-vjeçarja në Korçë shpëtohet nga fqinji, pasi tentoi për herë të tretë t’i japë ...

  • Mar 26
  • 1 min read

Saga e ngjarjeve të familjes Dhëmbi në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës vijon prej pesë muajsh, duke sjellë shqetësim të madh për komunitetin dhe institucionet lokale.


Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku banon me nënën, dy motrat dhe vëllain e saj më të vogël.


Fatmirësisht, një banor i lagjes u gjend në momentin kritik dhe arriti ta shpëtojë para se të ndodhte tragjedia.


Ky nuk është rasti i parë për 14-vjeçaren. Më 4 tetor 2025, ajo është vetëhedhur nga i njëjti kat, por ka shpëtuar pa dëmtime serioze falë rënies mbi tarracën e një kasolleje poshtë pallatit.


Vetëm dy ditë më parë, ajo ka tentuar sërish të vetëhidhet, por ndërhyrja e policisë e ka parandaluar.


Burimet bëjnë me dije se e mitura shfaq sjellje shumë agresive, jo vetëm ndaj nënës, por edhe ndaj policisë, psikologëve, sociologëve dhe stafit mjekësor.


Ajo, së bashku me dy motrat e saj, është dërguar disa herë në spital në kryeqytet për ndihmë më të specializuar psikiatrike, por nuk ka pranuar të marrë mjekimet e rekomanduara.

“KORÇA BOOM”


bottom of page