20-vjeçari mbante uniformën dhe stema të Policisë së Shtetit, arrestohet në flagrancë
- Nov 2, 2025
- 1 min read
Policia bën me dije se gjatë kontrollit janë sekuestruar uniforma policie, stema dhe grada të Policisë së Shtetit, një armë sportive dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Shërbimet e patrullës së Komisariatit Nr. 5, gjatë kontrollit në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B., i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore. Pas ndalimit dhe verifikimeve u konstatua se ai nuk ishte punonjës policie.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestruar:
4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;
1 armë sportive tip pistoletë me 2 krehra;
Uniformë e Policisë së Shtetit;
16 stema dhe grada të ndryshme;
3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë.
Policia njofton se vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari është i implikuar edhe në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime nga përdorimi i uniformave dhe pajisjeve policore.
"KORCA BOOM"
















