25 studentë të UNIKO përfitojnë bursat e ekselencës nga fondacioni ALSAR
- Korca Boom
- May 28
- 1 min read
Sot, Fondacioni ALSAR shpërndau Bursat e Ekselencës për 25 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” me rezultate të larta akademike.
Në takimin e organizuar në bibliotekën e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi përgëzoi studentët përfitues dhe njëkohësisht vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të suksesshëm me Fonacionin ALSAR jo vetëm për mbështetjen e studentëve ekselentë me bursa, por edhe në organizime veprimtarish të përbashkëta, dhurime e botime librash etj.
Këtë bashkëpunim e çmoi lart edhe Drejtori Administrativ i Fondacionit ALSAR, z. Sajmir Rusheku, duke nënvizuar se mbështetja për arsimin është investimi më i mirë për të ardhmen.
Ai, njëkohësisht në emër edhe të z. Mehdi Gurra, Kryetar i Fondacionit ALSAR shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim me UNIKO të zgjerohet edhe më tej.
“KORÇA BOOM”



