top of page

Momente tensioni/ Mbyllet në banesë dhe kërcënon me akt ekstrem

  • Jun 1
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 48-vjeçar shqiptar dyshohet se ka spërkatur me benzinë apartamentin e tij dhe ka kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes pas një konflikti familjar.


Sipas mediave italiane, alarmi është dhënë rreth orës 22:30 në zonën e Corso Vercelli, duke mobilizuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën disa ekipe zjarrfikësish dhe forca të karabinierëve për të menaxhuar situatën.


Për disa orë me radhë, negociatorët e karabinierëve zhvilluan bisedime me 48-vjeçarin, duke e bindur të hiqte dorë nga veprimi ekstrem. Falë ndërhyrjes së tyre, ngjarja u mbyll pa pasoja për jetën e tij dhe pa dëme materiale.


Pas neutralizimit të situatës, shqiptari u transportua në spital, ku mori ndihmë mjekësore dhe mbështetje psikologjike.


Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë situatë alarmante.

“KORÇA BOOM”


bottom of page