top of page

44-vjeçari në pranga pasi dyshohet për ngacmim seks*al ndaj dy vajzave në autobus

  • Apr 23
  • 1 min read

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase gjatë udhëtimit me autobus urban.


Sipas njoftimit zyrtar, njëra prej viktimave është e mitur. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda një autobusi të linjës, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, njëra prej të cilave e mitur, gjatë udhëtimit me autobus”, bëhet me dije në njoftimin e policisë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page