530 mijë fëmijë në shkolla/ Rënie në arsimin parauniversitar, rritje në të lartën
- Korca Boom
- Aug 8
- 1 min read
Gjatë vitit shkollor 2024-2025, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 528.602 nxënës dhe studentë, të shpërndarë në nivele të ndryshme të sistemit arsimor. Shifrat tregojnë një rënie me gati 60 mijë krahasuar me katër vite më parë sipas të dhënave të INSTAT.
Sipas të dhënave të fundit 12.5 për qind e tyre janë në kopshte, 47 në arsimin 9 vjeçar, 17 për qind në atë të mesëm dhe të lartë dhe 23,1 % në arsimin e lartë.
Në Arsimi Parauniversitar janë 405.989 nxënës, duke shënuar një rënie prej 2,6 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Gjatë vitit akademik 2024-2025, në të gjitha programet e arsimit të lartë u regjistruan 122.613 studentë, duke shënuar një rritje prej 2,1 %, krahasuar me një vit më parë madje thuajse me të njëjtat shifra me vitin akademik 2020 - 2021.
Ndër ta, 70,9 % ndjekin studimet në institucione publike të arsimit të lartë. Në ciklin e studimeve “Bachelor”, për të njëjtën periudhë, janë regjistruar 68.080 studentë, duke qëndruar thuajse në të njëjtat fusha.
Ashtu si në vitin e kaluar, fusha më e preferuar e studimit mbetet “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar rreth një e katërta e të gjithë studentëve. Ndër fushat e tjera të preferuara janë: “Shëndetësia dhe më pas inxhinieria prodhim dhe ndërtim.
“KORÇA BOOM”
