64-vjeçari shqiptar tenton të abuzojë 25-vjeçaren me aftësi të kufizuara, shpallet në kërkim
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 64-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Pas incidentit, ai është shpallur menjëherë në kërkim nga autoritetet greke, por deri tani nuk është lokalizuar.
Sipas mediave vendase, 64-vjeçari ishte konsideruar një person i besueshëm nga familja dhe madje i ndihmonte për blerjet e përditshme. Ai dhe nëna e vajzës ishin njohur në kafenenë e kishës, ku zhvilluan marrëdhënie të shoqëruara me besim.
Nëna e 25-vjeçares, Katerina Bekiari, ka përshkruar momentet dramatike të përjetuara kur u kthye në shtëpi dhe pa incidentin:
“Shkova në farmaci për të marrë syze dhe sapo hapa derën, pashë atë mbi fëmijën tim. Ai vrapon dhe fshihet në tualet dhe unë e godas me gjëra. Më pas ai fillon të më godasë, të më shajë me fraza të pakuptueshme dhe të godasë vajzën time.”
Autoritetet greke po punojnë intensivisht për kapjen e tij. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se nuk ka pasur abuzim fizik tek vajza me aftësi të kufizuara.
"KORCA BOOM"
















