top of page

Ngjarje e rëndë në Korçë, i moshuari përfundon në spital pas rënies nga kati i dytë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në Korçë.


Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5 të qytetit, një shtetas 64-vjeçar me inicialet A. P. dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte.


Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore. Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

"KORCA BOOM"


bottom of page