top of page

AKSIDENT/ Humb jetën një 57-vjeçar. Arrestohen dy shoferët, drejtonin mjetet të dehur

  • May 10
  • 1 min read

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Gjiri i Lalëzit, ku përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person.


Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Gjirit të Lalëzit.


Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej automjeteve.


Nga përplasja kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe një pasagjer tjetër, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.


Në vijim të veprimeve procedurale, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, pasi nga verifikimet rezultoi se ata drejtonin mjetet në gjendje të dehur.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page