Aksident/ Plagoset efektivi i policisë
- Korca Boom
- Dec 27, 2025
- 1 min read
Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dëmtuar në këmbë pas një përplasjeje me një automjet mallrash.
Si pasojë e aksidentit, polici ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Rrethanat e përplasjes janë ende të paqarta, ndërsa pritet sqarim zyrtar nga autoritetet për dinamikën e ngjarjes./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















