AKSIDENT/ Përplasen makinat, njëra shpërthen në flakë
- Apr 4
- 1 min read
Një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet dhe s pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë.
Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në automjete dhe as gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Si pasojë e ngjarjes, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, që sipas raportimeve arrin deri në 4 kilometra./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”
















