top of page

Aksident: Biçiklisti përplas nga automjeti dhe dërgohet në spital

  • Mar 30
  • 1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e Portëzit. Një person që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet, duke rënë në tokë dhe pësuar dëmtime.


I lënduari është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal i Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut.

“KORÇA BOOM”


bottom of page