top of page

Aksident, dy këmbësorë të goditur nga një automjet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Rreth orës 17:40 në rrugën “Taulantia”, një automjet me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy këmbësorë.


Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, u dërguan në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page