Aksident fatal, i riu ndërron jetë në vendngjarje
- 57 minutes ago
- 1 min read
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në zonën e njohur si “Gryka e Kaçanikut”, në Tiranë, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 15:15, një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga i riu me iniciale D. G., rreth 21 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.
“KORÇA BOOM”
















