top of page

Aksident i rëndë/ Përplaset makina me motomjetin, një i plagosur rëndë

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Fier–Roskovec, në zonën e Kuman, ku një automjet tip Citroën është përplasur me një motomjet.


Sipas informacioneve paraprake, automjeti Citroën, që drejtohej nga Alfred Satëri, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga Mirjan Gergari.


Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policia e Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page