top of page

Aksident i shumëfishtë, tre të plagosur mes tyre dy shtetas gjermanë

  • Jun 2
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në aksin nacional Levan–Tepelenë, ku janë përfshirë pesë automjete.


Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe dy shtetas gjermanë. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar përkohësisht vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor, deri në normalizimin e situatës nga autoritetet përkatëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page