AKSIDENT në Korçë/ Babai me dy fëmijët e mitur përfundojnë në spital
- 8 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë, ku një automjet tip Opel Corsa është përplasur kokë më kokë me një BMW, ndërsa tentonte të hynte në një rrugë dytësore nga ana tjetër e karrexhatës.
Si pasojë, janë lënduar tre anëtarë të një familjeje, përfshirë babanë dhe dy fëmijë të mitur.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm. Sipas mjekëve, dy fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















