Aksident në punë/ 58-vjeçari bie nga skela, arrestohet pronari i firmës
- Korca Boom
- Jul 27, 2025
- 1 min read
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me një aksident pune ku një shtetas 58-vjeçar ra nga skela dhe ndodhet aktualisht në spital, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë informon se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 61 vjeç, banues në Vloçisht, pronar i firmës ku ishte i punësuar 58-vjeçari P. S..
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë:
E. M., 38 vjeç, me detyrë teknik i firmës;
M. S., 48 vjeç, pronar i banesës ku po kryheshin punimet.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se këta shtetas kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë, si dhe punonjësi i dëmtuar nuk ishte i siguruar në institucionet përkatëse.
“KORÇA BOOM”



















