top of page

AKSIDENT në Qafë Thanë, kamioni përmbyset në rrugë

  • Mar 21
  • 1 min read

Një kamion është përmbysur në zonën e Qafë Thanë, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.


Si pasojë e aksidentit, në sipërfaqen e rrugës është derdhur një sasi vaji nga mjeti, që e ka bërë asfaltin shumë të rrëshqitshëm dhe potencialisht të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.


Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Kamioni është përmbysur në zbritje, teksa u ndihmua nga barrierat mbrojtëse që nuk e lejuan të rrëshqasë poshtë rrugës.


Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe punuan për normalizimin e trafikut. Ndërkohë, ka nisur hetimi dhe procedura për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page