top of page

Aksidenti i katërt brenda ditës, dy të plagosur

  • May 26
  • 1 min read

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.


Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Bulqizës për të marrë ndihmën mjekësore. Raportohet se, fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Ky është aksidenti i katërt i regjistruar gjatë ditës së sotme në vend, pas ngjarjeve të tjera të rënda në Tiranë, Kamëz dhe Korçë.


Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page