Aksioni në burgun e Drenovës/ Detaje të reja mbi ngjarjen
- Korca Boom
- Jun 30, 2025
- 1 min read
Updated: Jul 1, 2025
Zbardhen detaje të reja që lidhen me arrestimin e policit në burgun e Drenovës, arrestuar pas dyshimeve dhe përgjimeve nga Prokuroria. Mësohet se autoritetet kanë kapur në total katër telefona celularë, të llojit iPhone.
Sipas informacioneve, telefonat i përkasin Orgest Bilbilit, Anterio Kaloshit dhe Laert Haxhiut.
Ata ndodhen tashmë në izolim.
Kujotjmë se Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kapën dje me telefon në burg Laert Haxhiun dhe pas konstatimit, autoritetet e vendosën në kushte izolimi.
Haxhiu u arrestua në Greqi, në maj të 2023-shit.
Ai ka qenë kundërshtar i ish-kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, u dënua përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha.
Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur ne tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka denuar me burgim të perjetshëm, per veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike". Ai u ekstradua drejt Shqipërisë në Korrik të vitit 2024./ CNA
“KORÇA BOOM”



















