top of page

Akuzohet për ngacmim seks*al ndaj të miturës! I moshuari ishte shofer i transportit të shkollës (DETAJE)

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Policia e Lushnjes ka ndaluar një person pas kallëzimit të bërë nga një vajzë e mitur për ngacmim seksual.


Shtetasi me iniciale Th.K., i punësuar si drejtues i një mjeti transporti të një shkolle jopublike, u arrestua mbrëmjen e 31 marsit, pas denoncimit të familjarëve të vajzës që ai transportonte nga banesa në shkollë dhe anasjelltas.


E mitura është pyetur në praninë e një psikologeje, ndërsa grupi hetimor i Policisë po vijon verifikimin e detajeve dhe vërtetësinë e deklaratave të saj.


Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, por operacioni tregon angazhimin e forcave të rendit për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page