top of page

Alarm për një ekz*kutim, policia zbulon të vërtetën tronditëse

  • Jun 6
  • 1 min read

Një alarm i pazakontë ka vënë në lëvizje forcat e Policisë së Tiranës gjatë ditës së sotme, pas një telefonate anonime që sinjalizonte për një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Shëngjergj.


Sipas informacionit të dhënë në sallën operative, një person pretendonte se kishte parë me sytë e tij një person të ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Shëngjergjit, në periferi të kryeqytetit. Për shkak të seriozitetit të denoncimit, shërbimet policore janë nisur menjëherë drejt vendit të sinjalizuar.


Me të mbërritur në zonë, efektivët kanë kryer kontrolle të imtësishme dhe kanë krehur territorin sipas koordinatave dhe informacionit të dhënë nga telefonuesi. Megjithatë, pavarësisht kërkimeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë që të vërtetonte pretendimin për një vrasje.


Policia nuk ka konstatuar as trup të pajetë, as shenja të përdorimit të armëve dhe as elementë të tjerë që do të tregonin se në zonë kishte ndodhur një krim. Kjo bëri që hetuesit të dyshonin se bëhej fjalë për një alarm të rremë.


Pas verifikimeve teknike, uniformat blu kanë mundur të identifikojnë personin që kreu telefonatën. Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe po merret në pyetje për të sqaruar motivet që e shtynë të raportonte një ngjarje që, deri tani, rezulton të mos ketë ekzistuar.


Nga të dhënat paraprake, gjithçka të çon në dyshimin se bëhet fjalë për një alarm fals, i cili mobilizoi për orë të tëra strukturat policore të kryeqytetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page