Alarm, vajza humb jetën pasi bie nga pallati
- 1 day ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje në zonën e Alliasit, në Tiranë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesditës, duke alarmuar banorët e zonës. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar perimetrin.
Dëshmitarë okularë bëjnë me dije se viktima është një vajzë e re, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një ngjarje me rrethana të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi dinamikën e ngjarjes dhe identitetin e viktimës.
“KORÇA BOOM”
















