top of page

Armë zjarri në çatinë e shtëpisë dhe dhunë me qytën e pistoletës: Arrestohet 35-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 21, 2025
  • 1 min read

Operacioni i koduar “Kombinimi” është finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në Tiranë, duke çuar në arrestimin e një 35-vjeçari që mbante armë zjarri pa leje dhe shpërndante lëndë narkotike.


I arrestuari është identifikuar si M. P., banues në kryeqytet. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia organizoi kontrolle në banesën e tij, ku u gjet një armë zjarri pistoletë, e fshehur në depozitën e ujit, municion luftarak si dhe rreth 135 gramë kokainë, e dyshuar për shpërndarje në doza të vogla.


Sipas të dhënave hetimore, shtetasi M. P. siguronte kokainën, e ndante në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë veprimeve procedurale rezultoi gjithashtu se ai kishte qenë i përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kishte goditur një shtetas tjetër me qytën e armës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.


Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorë të mundshëm dhe për të zbuluar rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page