top of page

Arrestohet i shpalluri në kërkim: 21-vjeçari i dënuar për armë të ftohta në hyrje të Shqipërisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 10, 2025
  • 1 min read

Në PKK Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, policia ka ndaluar shtetasin E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Selenicë e Pishës. Ai ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.


Pas verifikimeve të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, i riu është arrestuar dhe do të përballet me ekzekutimin e dënimit të caktuar nga drejtësia. Ky rast vjen si një paralajmërim për respektimin e ligjit dhe veprimet e shpejta të policisë për personat që janë të dënuar dhe të shpallur në kërkim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page